Transmetuar më 15-06-2018, 23:12

Aktorja Roza Anagnosti, fjala e së cilës u prit gjithë duartrokitje nga të pranishmit, tha se vinte për të protestuar për ato figura grash që sakrifikuan shumë për Teatrin.

“Sot më kanë shtyrë më tepër ato figura grash që kanë themeluar dhe kanë sakrifikuar shumë për këtë Teatër, Yllka Mujo, Margarita Xhepa, Violeta Manushi”, u shpreh aktorja.

“Ne jemi vetë instrumenti jonë, nuk kemi instrument tjetër. Dua të bëhet më e mira. Ky teatër është i shumë brezave, jo vetëm yjet që përmendi nëna ime Roza, por edhe breza të tjerë që janë rritur në këtë Teatër. Ky do të jetë dhe i studentëve që ne përgatisim sot. Të gjithë jemi për Tetarin dhe vlerat që ai përmban” tha Anagnosti./a.k/noa.al/