Transmetuar më 15-06-2018, 22:58

Gjashtë fëmijët jetimë të Ardjana Shahollit, 40-vjeçares që u vra barbarisht nga i shoqi pak ditë më parë kërkojnë ndihmë për të ecur përpara.

Ata jetojnë në një banesë të shkatërruar dhe jashtë çdo kushti normal.

Motra e madhe dhe vëllai i madh kanë punuar dhe më parë por tani u duhet të punojnë për të mbajtur dhe 4 motrat e tjera, pas tragjedisë ku i ati i mori jetën nënës së tyre.

“Është ndryshe sepse mungon mamaja jonë, kreu i shtëpisë. Tani jam unë dhe vëllai që duhet të mbajmë 4 motrat e vogla. Jemi ne ata që do frocohemi e do mundohemi e do forcohemi tia dalim mbanë. Për tia ndalë mbanë kemi nevojë për ndihmë. Dua të ndjek rrugën e mamit. Ta bëj krenare, Nuk dua ta zhgënjej. Ajo na la dhe vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota. Edhe bukën që e hante na priste ne. Ka qenë mbëshetja më e madhe që kemi pasur.” tregon vajza

Endrra e vajzës së madhe ishte të vazhdonte shkollën e të shkonte jashtë për një të ardhme më të mirë por tani çdo gjë ka ndryshuar.

“Kam pasur ëndrra të vazhdoja shkollën, të dilja jashtë shtetit të punoja, por tani ëndrra më e madhe është që motrat vëllai të ecin përpara. T’ia dalin mbanë. Gjithçka më duket e kotë për vete” tregon ajo.

Edhe djali i vetëm i shtëpisë ka punuar dhe më parë ndërsa tregon se i ati vetëm rrihte të ëmën e motrat

“Edhe kur ishte mami unë punoja. Babai nuk punonte ishte pijanec. Asgjë nuk bënte, i bërtiste motrave, mamasë time.”

Fundjava ndryshe ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për ti bërë me shtëpi të re sepse “Bamirësia nuk të varfëron”.