Transmetuar më 15-06-2018, 22:15

Të gjithë e mbani mend Dianën, vajzën 13 vjeçare me skoliozë, historia e së cilës mori përmasa ndërkombëtare. Një thirrje për ndihmë nga shokët e klasës nga ndryshoi kryekëput jetën e saj. Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye sërish tek ajo tek nata finale ku kujtuan gjithçka ndodhi me vajzën. Mjeku Gzim Kame udhëtoi enkas nga Zagrebi për të qene i pranishëm në finalen e madhe të emisionit me ftesë të Elvis Naçit.

“E kam thëne që në fillim te emisionit kur kemi komunikuar, “lehte e ka Visi” me tha se duhej te vija dhe ja tek jam, është fat të njohësh një njeri te tille, ndaj jo vetëm për Dianën por do mundohem t’u jem pranë edhe me tej me ndihmën time modeste, pranë njerëzve ne nevojë” u shpreh mjeku në studio. Ndërsa Elvis Naçi tha se u shpëtua një jetë, një Zagreb u çua në këmbe për Dianën tone, na ndihmuat te thyenim disa tabu, që të gjithë njerëzit jemi te barabarte, ngjallet shpresën tek fëmijët që behën bashke për të shpëtuar një jetë, ky është modeli i mire i një njeriu qe kur krijon respekt në vendin ku jeton, i bën nder vetes, shqiptarisë dhe ndihmon edhe te tjerët, krijon respekt për kombin prej nga vjen dhe sot gjendemi ne kete situate, qe nga kryetari bashkisë se Zagrebit deri tek ylli i i Real Madridit, Luka Modriç të çohen ne këmbe për Dianen, a nuk është bukur?” tha Naçi. Kemi përcjellur gjatë emisioneve të kaluara gjithçka ka ndodhur në Zagreb të Kroacisë ku u operua nga skolioza. Kemi treguar edhe vizitorët specialë, përkujdesen që kanë treguar mjekët dhe kryetari i bashkisë së Zagrebit Milan Bandiç, i cili e vizitoi dhe i dhuroi një celular. Diana jonë tashmë ka dalë nga spitali por jo si një 13 vjeçare e zakonshme por si një zonjushe e vërtetë dhe si një person publik që rrëmbeu me historinë e saj të dhimbshme gjithë dritat e kamerave kroate. Së bashku me drejtoreshën ë saj që nuk iu nda asnjë çast, Diana u prit në zyrë nga Kryetari i Bashkisë së Zagrebit Bandiç, si të ishte pjesë e rëndësishme e një delegacioni zyrtar nga Shqipëria. Është ulur si një përfaqësuese e lartë e shtetit mes zyrtarëve të tjerë të bashkisë. E kemi ndjekur me kamer edhe kur zbriti në aeroportin e Rinasit. Diana mbërriti me shpinën drejtë dhe me drejtoreshën e shkollës pranë. Gjëja e parë që donte të bënte ishte ti telefononte babai të saj. E lajmëroi që kishte mbërritur. “I them faleminderit Elvisit që më ka shëruar dhe më ka plotësuar dëshirat thotë Diana. 10 ditët e qëndrimit te saj në Zagreb kanë qenë të vështira. Por në fund gjithçka shkoi me sukses. Faza pas operacionit ka qenë e vështirë por gjithçka u kalua me sukses.  Kamera e “Shqiptarët për shqiptarët” e shoqëroi Dianën në Lezhë, drejt shtëpisë së saj ku e priste i ati, vëllezërit dhe hallat.