Transmetuar më 15-06-2018, 21:57

Portugalia dhe Spanja kanë ndarë nga një pikë në takimin e zhvilluar për kualifikueset e fazës së grupeve në Botërorin “Rusi 2018”.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme, përfundoi me rezultatin 3-3.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të portugezëve.

Spanjollët arritën që në pjesën e dytë të kthejnë avantazhin përkohësisht, por portugezët shënuan në fund të takimit.

Golat për portugezët u shënuan që të tre nga Cristiano Ronaldo në minutat 4’, 44’ dhe 88’.

Për spanjollët, shënuan Diego Costa 24’, 55’ dhe Nacho 58’.

Ndeshja ishte e vlefshme për grupin B./a.k/noa.al/