Transmetuar më 15-06-2018, 20:52

Një studim i ri i publikuar në revistën ‘BMC Public Health’ ka zbuluar se gjumi i tepërt është po aq i dëmshëm sa të flini pak.

Sipas studiuesve gjumi i tepwrt sjell probleme shëndetësore si: presioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit.

Për këtë konstatim, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 133,608 koreanëve të moshave 40 deri 69 vjeç.

Rezultatet e studimit kanë treguar se meshkujt që flenë më pak se gjashtë orë brenda nate janë më të prirur ta zhvillojnë sindromën metabolike sesa ata që flenë tetë orë.

Sindroma metabolike i referohet një numri të sëmundjeve, duke përfshirë nivelet e larta të sheqerit në gjak, nivelet e larta të kolesterolit në gjak, presioni i lartë i gjakut, etj.

Por, thuajse të njëjtat rezultate kishin dalë edhe për ata që kishin fjetur dhjetë orë brenda nate./a.k/noa.al/