Transmetuar më 15-06-2018, 20:30

Po luhet ndeshja e dytë në grupin B në kuadër të botërorit Rusi 2018.

Portugalia ka kaluar në epërsi ndaj Spanjës në atë që njihet si derbi iberik.

Ishte sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ai që fitoi një penallti dhe e realizoi vetë në minutën e 4-të.

Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat që pretendojnë të kapin vendin e parë në grup.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit B të luajtur në orën 17:00 Irani mposhti Marokun me shifrat 0 -1.

Iranianët e fituan ndeshjen në minutën e fundit me një autogol të shënuar nga futbollistët e Marokut.

Po sot u luajt edhe ndeshja e dytë e grupit A, mes Egjiptit dhe Uruguait.

Amerikanolatinët fituan me shifrat 0 – 1./m.sh/noa.al/