Transmetuar më 15-06-2018, 19:54

Një zyrtar i pushtetit lokal në zonën e Moilidars u vunë në prangat e policisë franceze pasi dyshohet se ka lidhje të ngushta me mafian shqiptare.

Në banesën e këshilltarit komunal u gjet një arsenal armësh, 39 pushkë, 3 pistoleta, një kallashnikov e rreth 300 mijë euro në cash.

Sipas mediave franceze të cilat citojnë burime nga policia zyrtari francez bënte trafik armësh me mafian shqiptare, një akuzë të cilën vetë këshilltari komunal e ka hedhur poshtë me argumentin se ai është një koleksionues armësh.

Ai ka sqaruar në polici se një shqiptar i kërkoi t’i blinte disa armë, të cilat francezi ja ka shitur.

Autoritetet policore nuk janë bindur nga historia e zyrtarit që thotë se është koleksionit dhe dyshojnë se u shet armët trafikantëve të drogës në veri të Nantes.

Qytetarët e zonës janë habitur nga gjithë çka ndodhur, ndërsa kryetari i komunës është shprehur se nëse do të kishte patur dijeni për faktin se këshilltari mbante një arsenal armësh, do ta kishte denoncuar.