Transmetuar më 15-06-2018, 19:34

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Tiranë.

Mësohet se një 46-vjeçare nga Tirana ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit ushtronte dhunë psikologjike.

Bëhet me dije se për shtetasen me inicialet F.M., u plotësua kërkesa për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

"Më datë 14.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen F.M., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi B.M., vjeç 48, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj", njofton policia.

Materialet u referuan pranë Gjykatës së Tiranës për veprën penale “Dhunë në marrëdhëniet familjare”./m.sh/noa.al/