Transmetuar më 15-06-2018, 17:52

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, është shprehur kundër ngritjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spigel”, Johanes Hahn ka deklaruar qëndrimin e tij kundër një gjëje të tillë, pasi vendet e Ballkanit nuk janë pjesë e BE-së, dhe për këtë nuk kanë pse të marrin përsipër përgjegjësi të tilla.

Komisioneri tha i prerë se vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian nuk janë në gjendje të presin refugjatë.

Së fundmi ka pasur artikulime se në Shqipëri do të ngrihen kampe për të pritur refugjatë, por është kundërshtuar nga autoritetet shqiptare. /k.k/noa.al/