Transmetuar më 15-06-2018, 16:27

Reshjet e breshërit që ranë një ditë më parë në disa zona të Korçës, sghkaktoi dëme të mëdha në të mbiellat e fermerëve.

Zonat më të prekura janë ato në fshatrat Vashtmi, Ciflig, Dishnice dhe Bulgarec.

Kjo situatë i ka dëshpëruar fermerët e këtyre fshatrave, të cilët shprehen se gjithë investimi i tyre shkoi dëm në vetëm pak minuta.

Ata kërkojnë ndihmën e shtetit për të vënë dorë dhe të kompensojë dëmin.

Mësohet nga të dhënat e para se janë rreth 1 mijë hektarë të mbjella me grurë, patate, qepe, dhe kultura të tjera bujqësore. /k.k/noa.al/