Transmetuar më 15-06-2018, 16:06

Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që trafikonte shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Në pranga kanë rënë 39 trafikantë. Mendohet se ata kanë trafikuar 7 mijë shqiptarë.

Operacioni u ndërmorr në portin Santander të Spanjës, dhe gjatë aksionit policia arrestoi dy shtetas rumunë, shoferi dhe pasgjeri, që po transportonin nëntë shqiptarë brenda një furgoni.

Tre shqiptarë të tjerë u kapën brenda një autobusi gjatë kontrollit të policies, dhe 2 të tjerë u kapën në një rimorkio të një kamioni.

Policia spanjolle në një deklaratë tha se shtetasit shqiptarë përpiqeshin që të kalonin fshehurazi me kamionë ose makina në territorin nëpërmjet përdorimit të dokumenteve false. /k.k/noa.al/