Transmetuar më 15-06-2018, 15:51

Familjarët e një nëne të re kanë denoncuar zhdukjen e vajzës së tyre 22-vjeçare.

E humbura është Sidorela Rama, nga Zhupani i Fierit, dhe ka dy fëmijë. Sipas denoncimit që është bërë në Policinë e Fierit, e reja kishte shkuar për të blerë bukë në dyqanin e fshatit.

Sipas denoncimit të bërë nga familjarët, 22-vjeçarja ka pasur me vete edhe një telefon celuar i cili për momentin rezulton i fikur.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë, dhe e reja nuk ka dhënë asnjë sinjal për vendndodhjen e saj.

Policia ka shpërndarë foton e saj në pikat më të afërta, si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare.

Kërkimet po bëhen edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme. /k.k/noa.al/