Transmetuar më 15-06-2018, 14:57

21-vjeçari, që një ditë më parë lëshoi disa vezë në drejtim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është proceduar penalisht.

Një ditë pas ngjarjes, policia e Tiranës është në kërkim të të riut, me inicialet O.G.

Ai hodhi tre vezë në drejtim të kryebashkiakut, por asnjëra prej tyre nuk e qëlloi.

Në pamje duket Veliaj teksa i shmanget goditjeve, dhe më pas hyri për të zhvilluar takimin me aktorët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Veliaj tha se i kalon me sportivitet këto situata, duke ironizuar edhe ata që i quajti të dërguarit e Bashës. /k.k/noa.al/