Transmetuar më 15-06-2018, 14:15

Një ditë më parë ka nisur Botërori “Rusi 2018”.

Qytetet pritëse të eventit janë shndërruar në vende feste sportive.

Por në rrugët e Moskës qytetarët janë gjendur përballë një skene që dukej jo reale.

Një ari ishte hipur mbi një mjet të hapur dhe i binte vuvuzelës, simbolit të tifozëve afrikanë. Por teksa disa kanë shijuar spektaklin, ka pasur edhe nga ata që janë irriturar pasi rruga u bllokua.

Vuvuzela u bë i njohur si instrument në botërorin e luajtur në Afrikën e Jugut në vitin 2010./a.m./noa.al/