Transmetuar më 15-06-2018, 14:08

Tiranë, NOA.al- Moti mbetet gjatë gjithë ditës me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash; më të dendura gjatë pjesës së dytë të ditës kur priten shira afatshkurtër thuajse në të gjithë territorin duke përjashtuar ekstremin Jugperëndimor ku mundësitë për shira janë shumë të ulëta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C; më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës në zonat Veriperëndimore KU pritet maksimumi 31- 32°C.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës, paraqitet me vranësira të shpeshta e shira të përkohshëm; më të dendura shirat do të jenë në rajonin e Ballkanit.

Por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në gadishullin Iberik dhe pjesërisht në Europën Qendrore dhe Lindore. /a.y/noa.al