Transmetuar më 15-06-2018, 13:43

Tre prokurorë të Shkodrës janë vënë nën hetim për “shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për prokurorët e Shkodrës Granit Shaku, Arben Skaçi dhe Blerta Hamza.

Ata janë paditur nga dy qytetarë pasi kanë pushuar çështjen, lidhur me një konflikt pronësie në Shkodër.

Fillimisht, çështja ndaj tyre u pushua nga Prokuroria për Krime të Rënda, por pala paditëse u ankua në Apel, i cili në katër Qershor vendosi rrëzimin e vendimit të shkallës së parë.

Tashmë pritet të hidhet shorti nga ku do dalë prokurori që do hetojë kolegët e tij të Shkodrës.

Padia është depozituar nga qytetarët Ndoc dhe Simon Molla. Ata prej vitesh kundërshtojnë ndërtimin e një stalle derrash pranë banesave të tyre në Bushat të Shkodrës.

Mësohet se ata kanë paditur më herët edhe ish-kryekomunarin Zef Hila./a.m./noa.al/