Transmetuar më 15-06-2018, 13:02

Nervi shiatik është nervi më i madh në trupin e njeriut. Problemet me të shkaktojnë një dhimbje që shtrihet nga kockat në mes, deri poshtë gjurit.

Përveç dhimbjes ky nerv mund të krijojë problem në të ulur, këmbë të rënduara etj.

Por ju mund të shpëtoni nga një dhimbje e tillë, me anë të një kure natyrale që mund ta përgatisni në shtëpi.

Hidhni 10 litra ujë në një enë. Uji duhet të jetë i nxehtë, aq sa mund ta duroni.

Më pas shtoni pak kripë kokërr madhe dhe uthull molle dhe përziejini.

Futini këmbët brenda dhe mbajini deri sa uji të ftohet. Kur ti nxirrni këmbët, fshihini me një peshqir dhe bini menjëherë të flini.

Mbajini këmbët ngrohtë dhe mbulojini, shkruan noa.al. Në mëngjes vishni menjëherë pantofla dhe edhe kur të bëni dush, mos rrini zbathur. Përsëriteni një procedurë të tillë çdo 3-4 muaj, ose kur të nisni të ndjeni dhimbje sërish. /a.y/noa.al