Transmetuar më 15-06-2018, 12:51

Besimtarët muslimanë festojnë sot Fiter Bajramin.

Në xhamitë e vendit sot në mëngjes është mbajtur falja për këtë ditë të shënuar.

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari i cili drejtoi faljen, në mesazhin e dhënë para besimtarëve u ndal te situata e vështirë që po kalon vendi me rritjen e krimit në familje.

Ai tha se vrasjet në familje janë një kambanë alarmi për shoqërinë tonë.

Sytari ndalet veçanërisht te fëmijët që vrasin prindërit apo i braktisin ata.

O Zot si nuk hapet Toka e nuk ndahen Qiejt!!” thotë ai mes të tjerash.

Mesazhi i plotë:

 “A ka krim më të madh se sa me vra njeriu nënën e babën e tij, a ka krim më të madh se sa mos me u kujdes njeriu për prindërit e tij?

A ka krim më të madh se sa me pa burra e gra që shkojnë nëpër azilet e pleqve sepse fëmijët e tyre nuk kanë vend në shtëpitë e tyre për të mbajtur prindërit?!

O Zot si nuk hapet Toka e nuk ndahen Qiejt!!

A ka krim më të madh se sa mosrespektimi dhe moskërkimi i bekimeve nga prindërit?!

Mosvrasja e foshnjave nga frika e varfërisë teksa shohim e lexojmë për shtimin e aborteve e për shtimin e abandonimit të fëmijëve, foshnjave të vogla.

Për ta, a ka njerëzillëk në këtë botë?! Lëreni fenë, hiqe, se nuk ka fe tek ata njerëz, por a ka njerëzillëk?

A mendojnë se nga kanë ardhur, a mendojnë se ku do të shkojnë, a mendojnë se do të japin llogari një ditë për atë krim./a.m./noa.al/