Transmetuar më 15-06-2018, 12:38

Një histori drithëruese e cila çon në lot. Vjen nga Filipinet dhe ka të bëjë me një vajzë 20-vjeçare, me emrin Racine Pregunta.

Racine ishte prekur nga një formë e rëndë tumori në kockë, i quajtur osteosarcoma, i cili brenda pak muajsh i mori jetën.

Vdekja e saj ishte e shpejtë dhe shokuese, por Racine nuk e humbi buzëqeshjen, përkundrazi shprehu një dëshirë konkrete, “Nëse vdes, bëni që të jem e bukur”.

Natyrisht të afërmit e plotësuan dëshirën e saj. Vajza u nda nga jeta pak muaj më parë, duke u përcjellë në banesën e fundit ashtu siç donte.

Dëshironte që të varrosej e veshur si nuse dhe me kurorë lulesh në kokë, si tek filmi i saj i preferuar “Të vdesësh e bukur”.

Në film flitej për një grua transeksuale që vdiq pikërisht kur sapo kishte fituar konkursin e bukurisë, shkruan noa.al. Motra e saj Rolyn, e tregoi historinë e saj në Facebook, histori e cila u shpërnda me mijëra herë, duke prekur shumë persona. /a.y/noa.al