Transmetuar më 15-06-2018, 12:15

Një aksident tragjik ndodhi në Itali ku një shtetas shqiptar humbi jetën një ditë më parë.

Aksidenti ndodhi në autostardën A13 Bolonja-Padova.

44-vjeçari shqiptar u përplas nga një veturë sapo ai zbriti nga një kamion me të cilin udhëtonte.

Mediat italiane kanë zbardhur identitetin e shqiptarit.

Bëhet fjalë për shtetasin Daut Beluli i cili punonte shofer kamioni.

Ndalimi i tij në korsinë e emergjencës ishte fatal duke u përplasur menjëherë sapo zbriti në asfalt./a.m./noa.al/