Transmetuar më 15-06-2018, 12:04

Djali i tij, Xhafer Mata vrau veten disa minuta pasi i kishte marrë jetën një vajze vetëm 19 vjeçe. Bëhet fjalë për tragjedinë e Don Boskos, ku Xhuljeta Cuni u vra në rrugë ditën kur po shkonte në provimin e maturës.

Thuhet se Xhafer Mata e përndiqte 19-vjearen, dhe për “dashurinë” ndaj saj kishte ndarë edhe bashkëshorten, me të cilën kishte një fëmijë 1 vjeç.

Në polici po kështu është një denoncim i bërë nga vajza e re më 4 Maj që e akuzonte Matën për përndjekje. Por ngjarja e rëndë nuk u parandalua.

Sot në shtëpinë e 31-vjeccarit ka pllakosur zia. I ati i Xhaferit, Taip Mata thotë se kërkon të takohet me familjarët e vajzës, ndërsa i vëllai i tij thotë se nëse policia do kishte vepruar, tragjedia do ishte shmangur.

Babai i 31-vjeçarit, me mirësjellje kërkon që të jemi të duruar për aq kohë sa ende nuk janë bërë 7 ditë nga ngjarja e rëndë. Kërkon që të mos i rëndojmë më shumë, qoftë ata, qoftë edhe familjen e vajzës. Ndërsa tregon se është në pritje të një takimi me familjarët e Xhuljeta Çunit, shkruan ‘Panorama’.

“Jam në pritje të një përgjigjeje. Përmes një njeriut tim, i kam çuar fjalë babait të vajzës. Tani po pres që të takohemi dhe të bisedojmë”, shprehet Taip Mata.

Ai thotë që ende nuk është momenti për të folur rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur. “Çdo fjalë e thënë pa menduar, në mërzitje e sipër dhe në trishtimin që na ka rënë për pjesë të përjetojmë, do na rëndonte më shumë ne dhe ata”, shprehet ai. Ndërkohë, babai i Xhaferit pranon se ngjarja mund të parandalohej. Sipas tij, nëse Policia apo Prokuroria do e kishin vënë në dijeni familjen e Xhuljeta Çunit, gjërat sot mund të ishin ndryshe.

Vajza akuzonte djalin për përndjekje, duke thënë se nuk e linte të qetë edhe pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, ndërsa ai kishte një tjetër version.

Xhaferi e akuzonte vajzën që dashuronte se i kishte marrë borxh një shumë të konsiderueshme parash dhe refuzonte që t’ia kthente. Pikërisht për këto konflikte ata i ishin drejtuar disa herë komisariatit nr.3 të policisë, ku ajo kërkonte të merrte fund përndjekja, ndërsa ai shfajësohej duke thënë se kërkonte vetëm lekët e tij.Por mësohet se për shkak të lidhjes që kishte krijuar me Xhuljetën, 31-vjeçari u divorcua edhe nga e shoqja në muajin janar, ku nga martesa me të ka dhe një djalë.Mirëpo pak kohë pas divorcit të 31-vjeçarit, Xhuljeta i ka dhënë fund lidhjes mes tyre, duke bërë që i riu të humbë toruan, duke e akuzuar se i prishi familjen dhe tashmë e kishte braktisur. /a.y/noa.al

Vrasja në Xhuljetës nga Xhaferi, nis procedimi disiplinor për drejtuesit e komisariatit Nr.3

Vrau ish-të dashurën dhe veten, flet vëllai i Xhafer Matës: Ajo e tradhtoi, iu errën sytë nga dashuria

Krimi i dyfishtë në Tiranë, Xhuljeta dhe Xhaferi kishin shkuar disa herë në polici

Vrau vajzën që donte dhe veten, pamjet e rënda nga krimi që tronditi Tiranën

Krimi pas refuzimit të dashurisë, Xhuljeta u vra duke shkuar në provimin e letërsisë

Vrau vajzën që donte dhe veten: Luftova, humba shpirtin pas saj

Vrau vajzën që dashuronte dhe veten, autori i dyshuar i divorcuar dhe me një fëmijë

E vrau ish-i dashuri, fjalët e fundit që tha e reja para se të ekzekutohej

"Zemër e ëmbël me dashuri", postimi i 31 vjeçarit para se të vriste të dashurën dhe më pas veten

Ndërron jetë në spital 31 vjeçari që vrau të dashurën

Vrau 19 vjeçaren, më pas qëlloi edhe veten, kush janë viktima dhe autori (Detaje)

Tragjike, i riu vret me armë një vajzë, qëllon edhe veten