Transmetuar më 15-06-2018, 11:50

Ju ka ndodhur të gjithëve të paktën një herë, që t’iu dridhet qepalla e syrit në mënyrë të pashpjegueshme. Bëhet fjalë për një fenomen që zgjat vetëm disa minuta, por ka persona të tjerë që u përsëritet një gjë e tillë edhe për muaj të tërë.

Shkaqet e këtij problemi mund të jenë disa:

-Abuzim me alkoolin dhe kafeinën, si kafja dhe pijet alkoolike me tepri.

-Lodhje fizike dhe mendore. Shpesh shkak për dridhjen e qepallës mund të jetë mungesa e gjumit.

-Alergjitë. Kruajtja e syrit dhe lotimi prej alergjisë, mund të shoqërohen edhe me spazma dhe dridhje të qepallës.

-Stresi, sidomos kur është i lidhur me probleme të shikimit, mund të jetë shkaku kryesor i spazmave të qepallës.

-Çrregullimet ushqimore. Një regjim ushqimor jo korrekt, favorizon probleme të tilla.

-Thatësia e syrit, shoqërohet me spazma të qepallës.

-Lodhje e syrit. Sytë e lodhur nga sforcimi, mund të shoqërohen me dridhje të qepallës. /a.y/noa.al