Transmetuar më 15-06-2018, 10:42

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë me emrin e artit si Stresi, e ka thënë prej kohësh se ai dhe familja e tij i përkasin besimit mysliman.

Madje ai ka zbuluar në disa raste se nëna e tij me të cilën ka një lidhje shumë të ngushtë, është praktikante e besimit islam.

Dhe nuk kishte si të qëllonte më mirë për Stresin dita e sotme, teksa është festa e Fiter Bajramit.

Stresi ka zbuluar se sot ka dy gëzime për të, për shkak se feston edhe ditëlindjen.

“Është ditëlindja ime”, ka shkruar këngëtari, duke publikuar një fotografi nga fëmijëria.

Në të ai shihet me kapele në kokë dhe cigare në buzë, ndërsa ka të njëjtën pamje me atë të sotme, veçse të një fëmije. /a.y/noa.al