Transmetuar më 15-06-2018, 10:33

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Ajo shpreh urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë në festimet e Bajramit të Madh, në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Pas një muaji dedikimi e sakrifice për t’u afruar më tepër me Zotin, vlerat e të cilit kanë një rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë”, shprehet Kryemadhi në urimin e saj.

Ajo thotë se Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribues tolerance dhe solidariteti.

Kryemadhi shton se uron nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit.

“Gëzuar Bajramin e Madh! Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!”, përmbyll urimin e saj Kryemadhi. /a.y/noa.al