Transmetuar më 15-06-2018, 10:17

ISIS kërcënon me sulme gjatë kampionatit botëror të futbollit në Rusi. Me anë të disa pamjeve ISIS premton, “Do bëjmë masakër, siç nuk është parë kurrë deri më sot”.

Organizata terroriste tregon imazhe të dhunshme, ndërsa thotë se do të hakmerret kundër Vladimir Putin dhe Rusisë.

Në pamje shihen edhe disa bomba duke shpërthyer, brenda stadiumit olimpik në Sochi, ndërsa një dron i ISIS fluturon mbi kokat e spektatorëve.

Grupi terrorist konfirmon se xhihadistët aj ndodhen në Rusi dhe po planifikojnë sulmet që do të kryhen gjatë botërorit.

Në pamje shihet një terrorist që kap për floku yllin argjentinas të futbollit Lionel Messi, para ekzekutimit.

Por Rusia siguron se masat janë marrë si kurrë më parë dhe nuk ka asnjë rrezik.

Me nisjen e kampionatit botëror, një regjim special sigurie ka hyrë në fuqi, sidomos në qytetet që presin kombëtaret pjesëmarrëse, shkruan noa.al.

Me mijëra agjentë policie dhe ushtarë, janë të përhapur në të gjithë territorin dhe mijëra kamera sigurie janë vendosur gjithandej. /a.y/noa.al