Transmetuar më 15-06-2018, 08:39

Infermierja ngatërroi diagnozën dhe një vajzë 10 vjeçe gjeti vdekjen në gjumë.

Vogëlushja Mya-Louise Perri, u dërgua në spitalin Cromwell Primary Care Centre, të Grimsby, në Angli, për shkak të një dhimbje të fuqishme në bark.

Në momentin e regjistrimit nuk ishin mjekët, kështu që një infermiere e vizitoi të miturën, duke e diagnostikuar me infeksion në traktin urinar, duke i dhënë dhe antibiotikët përkatës.

Por fatkeqësisht dhimbja në fund të barkut ishte apandesit akut, kështu që Maya, gjeti vdekjen në krevatin e saj në shtëpi, vetëm pak orë pasi u nxor nga spitali.

Infermierja i tha të atit se nëse e bija do të rëndohej, duhet të rikthehej sërish në spital, por Andrew Perrin nuk arriti të kthehet në kohë.

Vogëlushja humbi jetën prej përkeqësimit të situatës teksa ishte në gjumë, për shkak të diagnozës së gabuar të infermieres, e cila e riktheu në shtëpi, shkruan noa.al.

Gjatë procesit gjyqësor të mbajtur këtë javë, lidhur vdekjen e së miturës të ndodhur më 8 nëntor 2017, u vendos që infermierja në mungesë të mjekëve, duhet të kërkonte transferimin e pacientes dhe jo të merrte vetë vendime.

Aktualisht procesi gjyqësor është në vijim, ndërkohë që infermierja pritet të marrë dënimin. /a.y/noa.al