Transmetuar më 15-06-2018, 07:43

Një vajzë 26-vjeçare italiane, Alice Signorini, u gjet e vdekur në banesën e saj në Legnago, të Veronese.

E reja humbi jetën pas një infarkti në gjumë, i cili dyshohet se është shkaktuar nga dhimbja e tepërt e muajve të fundit.

Brenda pak muajve, Alice kishte humbur njëri pas tjetrit nënën dhe babanë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Një zi e dyfishtë, duket se la gjurmë të thella tek vajza, aq sa i mori jetën.

Miqtë e saj nisën të shqetësohen pasi prej disa ditësh nuk po arrinin të kontaktonin me të. Kështu kur shkuan në banesë këtë të mërkurë, shërbimet zjarrfikëse gjetën trupin e pajetë të së resë.

Ndërkohë në trupin e saj ajo kishte bërë tatuazh fjalët “mami” dhe “babi”. /a.y/noa.al