Transmetuar më 14-06-2018, 22:50

Teksa bota e futbollit është pushtuar nga ethet e kampionatit botëror që nisi sot në Rusi, në Evropë ka edhe një garë më të fortë, ajo që lidhet me merkaton e futbollistëve.

Francezi, Antoine Griezmann, një ndër sulmuesit më të lakmuar, pas shumë spekulimesh ka zbuluar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Ai do të vijojë me fanelën bardh e kuqe të Atletico Madrid, duke refuzuar ofertën e Barcelonës.

Në përfundim të botërorit Griezmann do të nënshkruajë një kontratë të re me bardhekuqtë dhe me një pagë mjaft të lartë nga ajo që ka aktualisht.

 Barcelona ishte gati të paguante 100 milionë eurot e klauzolës së numrit 7 të Atleticos.

Por duket se francezi do të vazhdojë të luajë në Madrid, por tek skuadra më e vogël ajo e Atletikos./m.sh/noa.al/