Transmetuar më 14-06-2018, 22:38

Antoine Griezmann do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Barcelonën. Sulmuesi spanjoll ka zgjidhur çdo dilemë lidhur me të ardhmen e tij, teksa ka vendosur të qëndrojë te Atletico Madrid.

Griezmann ka zyrtarizuar gjithçka në një event publicitar ku ka deklaruar se Atletico Madrid është shtëpia e tij dhe se dëshiron të qëndrojë aty.

Një lajm i madh ky për të gjithë tifozët e Los Colchoneros dhe sidomos për trajnerin Diego Simeone i cili dëshironte ta mbante me çdo kusht në skuadër sulmuesin francez.

Madje për t’i plotësuar dëshirar Griezmann-it, Atletico jo vetëm që ka gati kontratën e re për 27-vjeçarin me një pagë faraonike por po punon për të sjellë në skuadër disa shokë skuadre të Griezmann te kombëtarja franceze si Lemar e Sidibe.