Transmetuar më 14-06-2018, 21:28

Teksa kryeministri Edi Rama u shpreh dje se edhe autostrda Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë duket se për shqiptarët do të rëndojë edhe një taksë tjetër në xhepat e tyre.

Por deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, përpos faktit se i gjithë bota paguan tarifë për rrugët, shqiptarët paguajnë edhe taksën e qarkullimit.

Ndaj sipas tij zgjidhje do të ishte që të hiqej taksa e qarkullimit dhe shqiptarët të paguanin vetëm tarifën e përdorimit të rrugës.

”Nuk ka asgjë të re dhe që shqiptarët nuk e njohin, rrugët me pagesë, por duhet ri-parë dhe ri-menduar taksa e qarkullimit, fonde që duhet t’i adresoheshin rrugëve të reja dhe mirëmbajtjes së tyre, taksë që shqiptarët e para-paguajnë me blerjen e naftës, fakt që në Shqipëri nafta ka çmimin më të lartë në rajon.

Vendosja e pagesave për rrugët e shoqëruar me heqjen e taksës së qarkullimet mendoj se do të ishte veprimi i duhur dhe më korrekt, gjë që do çonte dhe në uljen e çmimit të naftës, si produkt bazë energjie.

Kështu si po duan të veprojnë, na meren lekët dy herë, madje dhe tre herë, pasi rrugët deri më sot janë ndërtuar me investim direkt nga buxheti”, shkruan Spahiu./m.sh/no.al/