Transmetuar më 14-06-2018, 19:33

Botërori i këtij viti nis në mënyrën më të mirë për mikëpritësit e Rusisë.

Në ndeshjen hapëse rusët shkatërruan 5 – 0 Arabinë Saudite.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e pastër 2 – 0 në favor të rusëve, të cilët shënuan me Gazinsky (12’), Cheryshev (43’).

Ndërsa në pjesën e dytë ata do ta kishin më të lehtë me një Arabi që kapitulloi pa kushte.

Rusët do të shënonin edhe tre herë të tjera fillimisht me Dzyuba (71’), sërish Cheryshev (91’), dhe Golovin (94′).

Mikpritësit morën 3 pikët e para në grupin A.

Nesër do të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Egjiptit dhe Uruguajit, në orën 14:00.

Po nesër do të luhen edhe dy ndeshjet e para të grupit B: Marok-Iran (17:00) dhe Portugali-Spanjë (ora 20:00).

Një fitore mjaft e rëndësishme për rusët të cilët me këtë rezultat e shohin veten si pretendentë për të klauar grupin./m/sh/no.al/