Transmetuar më 14-06-2018, 19:10

Një grua xheloze ka zhveshur në mes të rrugës një tjetër femër, sepse mendonte se ishte e dashura e burrit të saj. 

Pasi e zhveshi, ajo e lyu 30-vjeçaren me salcë peshku dhe spec djegës pluhur. Giang Jun, po punonte në parukerinë e saj në Thanh Hoa, Vietnam kur gruaja e zemëruar e sulmoi duke e akuzuar se kishte marrëdhënie me bashkëshortin e saj. 

Gruaja raportohet se e kapi Giang nga flokët dhe e nxorri jashtë në rrugë, përpara se t’i shqyente rrobat e ta lyente me salcë peshku.

Më pas, trupin e zhveshur të Jun e lyu me pluhur speci djegës. Sipas dëshmitarëve gruaja kishte qenë e martuar për 10 vite, por pronarja e kozmetikës ia kishte shkatërruar martesën. 

Viktima nuk tregoi rezistencë gjatë dhunës së ushtruar ndaj saj, dhe u shtrua në spital për shkak të djegieve të shumta të shkaktuara nga speci. 

Policia tha se vajza e dhunuar është identifikuar dhe po inkurajohet për të ngritur padi, megjithëse ka frikë nga pasojat. 

Zyrtarët thanë se sulmuesja mund të akuzohet për poshtërimin e një personi tjetër, duke i shkaktuar qëllimisht lëndime si edhe prishjen e qetësisë publike. /k.k/noa.al/