Transmetuar më 14-06-2018, 18:32

Pamjet e publikuara nga Daily Mail tregojnë momentin kur një i ri hodhi një granatë në një lokal nate.

I maskuar, ai shihet teksa heq siguresën dhe e hedh granatën mes njerëzve që ishin aty.

Ngjarja ndodhi në një klub nate, në veriperëndim të Ukrainës.

Më pas, sulmuesi largohet me shpejtësi, ndërsa granata shpërtheu në këmbët e disa njerëzve.

Si pasojë e shpërthimit, tetë persona mbetën të plagosur.

Ndërkohë, policia e quan të pazakontë këtë ngjarje, dhe nuk dihen motivet se përse i riu bëri një gjë të tillë. /k.k/noa.al/