Transmetuar më 14-06-2018, 17:53

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin, sidomos shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.

Bëhet fjalë për një qen, i cili u mbulua nga asfalti, në një rrugë të Indisë.

Punëtorët ishin duke riparuar një segment, por nga pakujdesia hofhën asfalt mbi kafshën e gjorë.

Kafsha ngordhi pasi zifti i zjarrtë u derdh mbi të gjatë punës për shtrimin e një sipërfaqe rruge, pranë Taj Mahal në Agra.

Aktivistët thonë se qeni ishte në gjumë, dhe në vend që të largohej, ishte varrosur i gjallë para se mbi të të kalonte një rrul. /k.k/noa.al/