Transmetuar më 14-06-2018, 16:01

Ministria e Arsimit ka pezulluar 11 maturantë, të cilët përdorën celularin gjatë provimit të matematikës, pak ditë më parë.

Sipas njoftimit për mediat, ministria sqaron se 6 nxënës janë pezulluar në Kukës, 2 në Tiranë, 2 në Kukës dhe 1 në Gjirokastër.

Nga shqyrtimi i rasteve të mësipërme, rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë, të cilët u identifikuan nga monitoruesit e MASR.

Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit “Said Najdeni” Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër, sqaron ministria që menaxhon arsimin në vend.

11 nxënësit janë janë përjashtuar dhe rezultati i tyre nuk do të njihet.

Ndërsa për sa i përket shkeljeve të konstatuara të drejtorit të shkollës, Komiteti i Maturës Shtetërore vendosi t’i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës.

Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna. /k.k/noa.al/