Transmetuar më 14-06-2018, 15:44

Është një rregull i pa shkruar, i cili ka të bëjë me sjelljet kur përdorim transportin publik.

Ky rregull ka të bëjë me vendin ku jemi ulur, i cili duhet liruar në rast se një i moshuar është në këmbë.

Një i moshuar ka goditur një pasagjere në metro për shkak se ajo nuk pranoi që t’i lironte vendin.

Ata po udhëtonin në linjën nr. 6 në Ëuhan Metro, në Kinë, të mërkurën, kur filluan që të debatojnë.

Burri i moshuar pas debatit qëllon me shpullë gruan, ndërsa persona të tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën. 

Incidenti ka ngjallur debate në rrjetet sociale. Disa e mbështetën veprimin e tij ndëra të tjerë reaguan ashpër. /k.k/noa.al/