Transmetuar më 14-06-2018, 15:25

Prindërit e një vajze të vrarë, janë arrestuar 31 vite pas ngjarjes së rëndë, në Blois të Francës.

Provat dhe analizat e ADN-së, kanë lënë të dyshohet se prindërit janë autorët e vrasjes së vajzës së tyre, në vitin 1987.

Trupi i gjymtuar i vajzës u gjet në anë të një autostrade, në Francën qendrore.

Prindërit u gjurmuan pas një ADN-je të djalit të tyre, që u mor për një çështje tjetër, dhe u përputh me atë të vajzës.

Ata do të merren në pyetje ditën e enjte, dhe me shumë gjasë mund të përballen me akuzën e rëndë të vrasjes.

Vajza kishte shenja dhune, me kocka të thyera dhe djegie me hekur. Pjesë të trupit të saj ishin të gjymtuara. /k.k/noa.al/