Transmetuar më 14-06-2018, 12:31

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e premte në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:30 dhe mbaron në orën 06:15.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka uruar gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit.

“Krijuesi i gjithësisë me rastin e Fitër Bajramit na sjelltë paqe, begati, mirësi dhe shëndet në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë shqiptare. Bajrami është kohë e takimeve vëllazërore, është momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë.

Fitër Bajrami është momenti kur ne falënderojmë Krijuesin e gjithësisë për begatitë dhe mirësitë që na ka dhënë.Bajrami është koha kur ne i japim kuptim të sotmes dhe ndërtojmë shpresën per të ardhmen e ndritur. Bajrami është festë për zemrën, festë per shpirtin, festë për të gjithëmyslimanët anembanë botës”, uron Bruçaj.

PROGRAMI I FITER BAJRAMIT

Data: 15.06.2018

Dita: E premte

Ora: 05:30-06:00

Vendi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë

Fillimi: 05:30, Moderatori Dorian Demetja

Lexim Kur’ani: 05:35, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:40, Kryetari i KMSH, H. Skender Bruçaj

Ligjëratë: 05:45, Nënkryetari i KMSH, Lauren Luli

Falja e Namazit: 06:00

Hytbeja: 06:05 Myftiu i Tiranës, Ylli Gura. /a.y/noa.al