Transmetuar më 14-06-2018, 08:44

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke zbuluar projektin e rrugës Shëngjin-Velipojë, për të cilën thotë se nis në 2018 dhe mbaron në vitin 2020.

“Me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë, duke publikuar dhe një video.

Ai thotë se rruga Shëngjin-Velipiojë bëhet 14.9 km ose 19 minuta dhe se lidh Shëngjinin, Velipojën dhe Ulqinin përmes grykëderdhjes së Bunës.

Detajohet se do të bëhet ndërtimi i segmentit hyrje Shëngjin-port, zgjerim i rrugës ekzistuese, ndërtim i kunetave të betonit dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Po ashtu kujtohet se rruga aktuale Shëngjin-Velipojë është 66.3 km ose 1 orë e 28 minuta dhe se bëhet 14.9 km ose 19 minuta.

Rruga do të vijojëderi në Baks-Rrjoll për të zbritur më tej drejt Velipojës.

Bëhet me dije se do të preket dhe segmenti Milot-Balldren dhe se do të ndërtohet urë e re paralel me urën e Drinit, 223.4 metër.

Po ashtu do të bëhet edhe tunel me lartësi 6 metër dhe gjatësi 80-100 metër. /a.y/noa.al