Transmetuar më 14-06-2018, 08:15

Sëmundja e rëndë i ka marrë jetën një emri të njohur për politikën por edhe për sportin.

Ndahet nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë nr.8 Tiranë, Perikli Dhale.

I ndjeri, i cili ka pasur një karrierë të spikatur si futbollist i ekipit të Tiranës, ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Dhale ka humbur jetën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej disa kohësh.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë një miku i tij në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Miq! Ju njoftoj se, pas një sëmundje të rëndë dhe tepër akute u nda nga jeta, Perikli Dhale, futbollisti dhe kampioni i klubit Tirona, por dhe ish-kryetar i PD njësia 8!

Varrimi bëhet sot, e enjte, ora 17:00 në varrezat e Tufinës.

Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes së tij Donika dhe dy djemve Frenklit & Hertit! Të qoftë dheu i lehtë e u prehsh në paqe, Pere!” /a.y/noa.al