Transmetuar më 13-06-2018, 22:20

Deputetja ruse, Tamara Pletnyova ka një thirrje për fmerat ruse një ditë para nisjes së Botërorit.

Ajo u kërkon bashkëkombseve të saj të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me tifozë të huaj, që mund të vijnë në Rusi për të ndjekur ndeshjet.

“Nëse kanë vërtetë nevojë, më mirë të gjejnë një partner nga raca e njëjtë. Ndonjë fëmijë i lindur si pasojë e këtyre marrëdhënieve seksuale sjell pasoja të rënda psikologjike, pasi ata nuk vijnë në jetë si pjesë e një dashurie”, shprehet deputetja ruse.

Nesër fillon Botërori në Rusi dhe miliona qytetarë nga e gjithë bota do të vizitojnë qytetet duke u bërë pjesë e ndeshjeve si spektatorë.

Ceremonia e hapjes pritet të ndiqet nga disa miliardë njerë në mbarë botën./m.sh/noa.al/