Transmetuar më 13-06-2018, 21:42

Në kuadër të evenimenteve të mëdha sportive kemi parë që kafshë të ndryshme japin parashikimet e ndeshjeve.

Jemi mësuar me papagaj, lopë,derra, oktapod, por këtë herë në Botërorin e Rusisë, parashikimet i jep një mace.

Macja e shurdhër quhet Achiles dhe ka disa aftësi që nuk i kanë krijesat e tjera.

Macja do të përdorë shqisat e saj për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve.

Ajo është stërvitur nga ekspertët veterinerë për të bërë parashikimet.

Ajo do të duhet të zgjedhë një nga dy enët me ushqim, që do të jenë të shënuara me ngjyrat përkatëse të çdo skuadre./m.sh/noa.al/