Transmetuar më 13-06-2018, 16:32

Masakrat në Siri nuk kanë të ndalur, dhe nuk po kursejnë as fëmijët e vegjël.

Pas një sulmi të ashpër, një djalë u plagos dhe të nesërmen u zgjua i verbër.

Fëmija, i cili raportohet të jetë 10-vjeçari Abdul Muain nga provincën Afrin, dëgjohet duke bërtitur në krahët e babait të tij, ndërsa zgjohet pas operacionit.

"Sytë e mi", bërtet fëmija.

Abdul kishte jetuar në Homs, por ishte zhvendosur nga lufta civile dhe përfundoi në Afrin pranë kufirit me Turqinë.

Faqja e internetit AJ + pretendon se fëmija luante pranë shtëpisë së tij në ditën e parë të Ramazanit, kur ai u kap nga një shpërthim mine.

Siria është në mes të një lufte civile më shumë se 7-vjeçare midis qeverisë, ISIS, kurdëve dhe milicive të ndryshme. /k.k/noa.al/