Transmetuar më 13-06-2018, 15:53

Pas publikimit të tezave të provimit të matematikës nga deputeti demokrat Luçiano Boçi, minstria e Arsimit ka kërkuar hetim për ata që kanë nxjerrë testet.

Në një njoftim për shtyp, kjo ministri kërkon nga prokuroria të nisë sa më parë hetimet për këtë çështje.

“I  kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përballë ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata”.

Në fakt, nuk është hera e parë që tezat e provimeve të Maturës Shtetërore publikohen njëkohësisht me zhvillimin e provimit.

Ndërkohë, ministria e Arsimit deklaron se nuk ka dijeni se kush mund t’i ketë nxjerrë. /k.k/noa.al/