Transmetuar më 13-06-2018, 15:34

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një stacion autobusi në Britani, ku një person u sulmua papritur.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë viktimën që qëndron në këmbë, ndërsa një person tjetër i afrohet dhe e godet me hanxhar.

Ai u përpoq të largohej, por nuk e shmangu dot goditjen e pakuptimtë.

Të dy burrat u larguan më pas nga fokusi i kameras. Incidenti thuhet se ka ndodhur në rrethin e Sheshit Shopping, rreth orës 4:20 të premten.

Policia e West Midlands besohet se është kontaktuar por nuk dihet se çfarë ndodhi me sulmuesin dhe viktimën. /k.k/noa.al/