Transmetuar më 13-06-2018, 15:14

Edhe pse e dinte se ishte prekur nga HIV, një 36-vjeçari vijonte të kryetnte marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse.

Rasti është raportuar nga tgcom.it, në Ankona të Italisë.

Prej 11 vitesh burri nuk u mbrojt për të shmangur infektimin te personat e tjerë.

Për këstë arsye, në përfundim të një hetimi të Prokurorisë së Ankonës, policia arrestoi burrin 36 vjeçar.

Tani ai ndodhet në burg dhe dyshohet se mund të ketë infektuar 228 vetë. 

Hetuesit do të bëjnë thirrje për të verifikuar viktimat e mundshme, të cilat kanë patur marrëdhënie me të. /k.k/noa.al/