Transmetuar më 13-06-2018, 14:54

Një i ri është gjetur i mbytur ditën e sotme.

Trupi i tij u gjet rreth orës 13:50, në Currila, në Durrës.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e identifikuar vetëm me inicialet E.L, nga qyteti bregdetar.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por dyshohet se mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave. /k.k/noa.al/