Transmetuar më 13-06-2018, 14:36

Shtypi rozë i ka dhënë jehonë disa fotografive ku i dashuri i këngëtares Dua Lipa shfaqet në shoqërinë e një vajze tjetër.

Isaac Careë është kapur mat duke u puthur dhe kërcyer me një vajzë tjetër, ndërkohë që ka një lidhje me këngëtaren shqiptare.

Ai u kap mat në G-A-Y Late në Londër, ndërkohë që Dua Lipa po performonte.

Dhe ylli i muzikës pop i ka dërguar një mesazh të fshehtë Isaac me anë të një postimi në Tëitter.

"Duhet t’i mbash afër miqtë dhe të afërmit, të besosh në veten tënde dhe të ecësh me instinktin tënd",shkroi 22-vjeçarja.

"Kurrë mos i lini që të shkojnë njerëzit që janë të ndershëm me ju. Duajini me gjithë shpirt sepse ata meritojnë botën", ka vijuar ajo më tej.

Dua dhe Isaac u ndanë në shkurt të vitit të kaluar pas një romance 2-vjeçare. Por rindezën romancën e tyre këtë vit kur këngëtarja u nda nga Lany Paul Klein. /k.k/noa.al/