Transmetuar më 13-06-2018, 13:56

Drejtori Sportiv i Lazios Igli Tare ka afruar te ky ekip edhe një tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për Riza Durmishin, lojtari që luan për ngjyrat e kombëtares së Danimarkës.

Mësohet se Tare ka përmbyllur marrëveshjen dhe Durmishi do transferohet te bardhekaltrit nga Betis për 6.5 milionë euro.

Nuk dihen ende detajet e kontratës që ka nënshkruar futbollisti shqiptar.

Ai është një lojtar me të ardhme mjaft premtuese./a.m./noa.al/