Transmetuar më 13-06-2018, 13:54

“Më tha që ta fusja brenda dhe e bëra”, është ky rrëfimi i një djali 15-vjeçar, i joshur dhe i ngacmuar seksualisht nga Katherine Ruth Harper, një trajnere 27-vjeçare në një shkollë në Texas, SHBA.

Gruaja u shpall fajtore këtë të hënë dhe duhet të vuajë dënimin me gjashtë vite burg, dënim i cili do të ekzekutohet pas lindjes.

Kjo pasi Harper është tetë muajshe shtatzënë. Ngjarja për të cilën ajo akuzohet ka ndodhur në mars të vitit 2017, kur trajneria dhe adoleshenti nisën të shkëmbenin fotografi dhe video ku ajo ishte e zhveshur.

Takimet për marrëdhënie seksuale ishin disa dhe ndodhën në shtëpinë e prindërve të të riut, në Trophy Club, të Texas.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe, Harper mbeti shtatzënë, por nuk është e sigurtë për atësinë e fëmijës, shkruan noa.al.

Policia zbuloi ngacmimet seksuale pas zërave që nisën të qarkullonin në shkollë, pasi lidhja mes tyre vazhdonte prej një viti.

15-vjeçari gjatë marrjes në pyetje deklaroi se mësuesja e kishte dehur me alkool dhe e kishte detyruar të zhvishej, “Nuk dija ç’të bëja, më tha që ta fusja brenda dhe unë e bëra”. /a.y/noa.al